Motrat Mustafa Intervista: Ku na kërkon publiku, aty do të jemi

Sahide dhe Safete Mustafa te njohura is Motrat Mustafa gjithnjë e më shumë po arrijnë të rrëmbejnë zemra të adhuruesve, dhe zëri e paraqitja e tyre ka bërë që ato të jenë mjaft të kërkuara në vend dhe jashtë. Ato tani kanë realizuar një projekt të ri me të cilin janë prezantuar të gjashtë motrat.

Motrat_Mustafa

Motrat_Mustafa

Pas vdekjes së bashkëshortit Safetja më se një vit ka ndërprerë të gjitha aktivitete muzikore me përjashtim të këngës “Shpirtit tim” kushtuar Bujarit të cilën e ka lansuar gjashtë muaj pas vdekjes së tij. Ato tani do të vazhdojnë me angazhimet e tyre muzikore duke sjellë këngë për adhuruesit dhe duke ju mbetur besnike këngës së mirëfilltë shqipe respektivisht asaj popullore. Më shumë për punën dhe projektet e reja të tyre,te nohura is Motrat Mustafa Sahidja dhe Safetja.

Motrat Mustafa

- Tani sapo keni lansuar në treg projektin më të ri muzikor, na flisni diçka rreth këngës?

- Motrat Mustafa: Jemi kthyer përsëri në skenën muzikore pas një viti ndërprerjeje për shkak të vdekjes së Bujarit. Vdekja e tij na ka ardhur pa pritur kështu që kemi qenë të tronditur. Mirëpo janë publiku, adhuruesit ata të cilët na detyrojnë të kthehemi në skenë. Andaj ne sapo kemi realizuar një potpuri popullore me titull “Gëzuar 2012 me Motrat Mustafa” në të cilën këngë jemi prezantuar gjashtë motrat.

- Mendoni se kjo potpuri po pëlqehet në publik?

- Motrat Mustafa: Për aq kohë sa jemi prezantuar me këngën, vazhdimisht kemi marrë kritika të mira, pozitive dhe nga ky konkludim kemi kuptuar se kënga po pëlqehet në publik. Madje kemi marrë edhe shumë komente nga adhuruesit të cilëve u kemi munguar për një vit. Ndërsa sa i përket xhirimeve të Vitit të Ri, nuk kemi dashur që asnjëra të jemi prezente për shkak të njëvjetorit të vdekjes së Bujarit. Andaj kemi preferuar që këtë potpuri ta lansojmë pas Vitit të Ri.

- Keni në plan për të realizuar ndonjë videoklip?

- Motrat Mustafa: Po, tani për tani kemi planifikuar të realizojmë edhe disa këngë të reja, ku ndonjëra prej tyre do të ketë edhe videoklip. Mendojmë se në këtë vit të realizojmë edhe një album tonin i cili do të jetë i realizuar “live”.

- Do të nisni edhe angazhimet tuaja nëpër dasma e ahengje të ndryshme muzikore?

- Motrat Mustafa: Po, kemi vendosur që aty ku na kërkon publiku aty edhe të jemi prezente qoftë në ahengje të ndryshme gazmore apo edhe koncerte. Për një vit të plot kemi anuluar të gjitha ahengjet gazmore, edhe pse na kanë kërkuar shumë, por kemi pasur situatën që nuk kemi mundur assesi të këndojmë.

Ndërsa tani për këtë vit kemi kontraktuar mjaft shumë dasma e ahengje të ndryshme gazmore si në vend ashtu edhe jashtë. Jemi të privilegjuara që publiku vazhdon të na kërkojë kudo dhe falë tyre ne tani kemi nisur përsëri këngën.

- Ndonjë mesazh për fund?

- Motrat Mustafa:  Adhuruesve u themi se tani e tutje nuk do t’u mungojmë, por gjithnjë do të paraqitemi me projekte të reja. Motrat Mustafa do të jenë aty ku dëshiron publiku, gjithnjë duke kultivuar këngën e mirëfilltë shqipe.