Motrat Mustafa Lajme

Safetja e Motrave Mustafa: Kunetërit dhe vjehrra më nxorën nga shtëpia

Safetja e Motrave Mustafa: Kunetërit dhe vjehrra më nxorën nga shtëpia

Këngëtarja Safete Mustafa, më e madhja e motrave Mustafa, ka bërë padi në Gjykatën Themelore të Prizrenit – Dega Suharekë, për vërtetim pronësie të palujtshmërisë.

Pasi i vdiq burri, mes këngëtares dhe kunetërve të saj lindën mospajtime rreth shfrytëzimit të shtëpisë së bashkëshortit.

Lidhur me këtë rast me lot në sy ka treguar Safetja.

Gjithmone per vendet e lira te punes mund ta vizitoni faqen me te re ne Kosove per Oferta Pune ku perveq pozitave te lira ju keni edhe shume informata per zhvillimin e karieres suaj.

“Me bashkëshortin tim kam jetu 15 vite. 15 vite kemi punu. Ai e ka menaxhu punën time. Kemi jetu bashkë me prindër e bashkëshortit tim. Në vitin 2002 jemi nda me kunetë, e kemi kalu në shpi tonë. Kemi ndërtu shtëpinë unë e bashkëshorti. Kemi ndërtu shtëpinë edhe të kunetërve”, tha ajo për Prive të Klan Kosovës.

“Mbas një muaji që m’ka vdek bashkëshorti, ka qenë dita e parë që jam largu nga shtëpia. Kam ardh te Zahidja me bujtë me vajzat dhe brava e derës më është ndërru . Për një moment s’kam mujt me besu që është tu ndodh diçka. Nuk dojsha as me besu. Disa njerëz që i kam pasë raportet shumë të mira? Vllaznit e Bujarit që i kam dashtë si vëllaznit e mi, e mos të flas për vjehrrën që nuk ka intervistë që nuk e kam përshëndetë. E kam dashtë e kemi qenë sikur nanë e bijë…”, rrëfen ajo.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - November 16, 2014 at 7:30 am

Categories: Motrat Mustafa Lajme   Tags:

Motrat Mustafa i këndojnë flamurit “Kuq e Zi”

Këngëtaret e famshme nga Kosova, Motrat Mustafa sot kanë klipin e tyre më të ri të titulluar “Kuq e Zi”.

Motrat Mustafa në këngë e tyre i këndojnë flamurit kuq e zi edhe incidentit që tronditi mbarë botës në ndeshjen në Serbisë dhe Shqipërisë, e sidomos ajo që bëri bujë në mbarë shqiptarinë ishte droni me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”.

Teksti është shkruar nga Agron Jashari, ndërsa për realizmin e klipit është kujdesur produksioni  ‘EMF Creative’.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - November 10, 2014 at 7:34 pm

Categories: Motrat Mustafa Lajme   Tags:

Safetja e Motrave Mustafa paditë vjehrrën për pasurinë e burrit të vdekur

Këngëtarja Safete Mustafa, më e madhja e motrave Mustafa, ka bërë padi në Gjykatën Themelore të Prizrenit- Dega Suharekë, për vërtetim pronësie të palujtshmërisë. Pasi i vdiq burri, mes këngëtares dhe kunatërve të saj lindën mospajtime rreth shfrytëzimit të shtëpisë së bashkëshortit.

Këngëtarja me anë të padisë kërkon që shtëpia t’i jepet asaj dhe vajzave që ka nga kjo martesë, pasi në bazë të kontributit pretendon se e ka të fituar të drejtën e pronësisë në shtëpinë e ndërtuar me mjetet e saj dhe të burrit të ndjerë.

Të hënën u mbajt shqyrtim për këtë çështje kontestuese, në mes Safete Mustafës dhe kunetërve të saj.

Përfaqësuesi i këngëtares, avokati Ekrem Agushi, në seancë deklaroi se mbështet padinë, duke kërkuar që e njëjta t’i aprovohet paditëses Safete Mustafa.

“Safetes dhe vajzave të saj, i takon shtëpia, pasi ajo me kontributin e saj dhe të bashkëshortit të saj e kanë ndërtuar këtë shtëpi, ndërsa sot, këtë të drejtë ia mohojnë kunetërit e saj”, tha avokati Agushi.

Të kundërtën e tha i autorizuari i të paditurve Gentian Krasniqi.

“Padia duhet të refuzohet sa i përket paditëses Safete Mustafa, ndërsa sa u përket vajzave të saj, nuk ua mohojnë të drejtën që u takon”, tha Krasniqi.

Në shqyrtimin e ardhshëm është vendosur të dilet ne vendngjarje me ekspertë të gjeodezisë dhe inxhinierin e ndërtimtarisë, ndërsa do të dëgjohet edhe inxhinieri i ndërtimtarisë, i cili ka menaxhuar ndërtimin e shtëpisë, për të sqaruar se me kontribut të kujt është ndërtuar shtëpia.

oferta pune

Problemet e këngëtares kanë nisur pas vdekjes së bashkëshortit së saj. Ajo disa muaj pasi i vdiq burri është detyruar ta lëshojë shtëpinë në Suharekë ku jetonte bashkë me të.

Në këtë shtëpi aktualisht është vendosur vjehrra e këngëtares me njërin nga kunetërit e saj.

Ndryshe, Safete Mustafa ia kishte kushtuar je kenge burrit te saj pas vdekjes, kenge e cila ishte bere hit i madh ne Kosove.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - at 7:29 pm

Categories: Motrat Mustafa Lajme   Tags:

Peripecitë e Safetes pas vdekjes së burrit

Safete Mustafa e njohur në opinion si dyshja ‘Motrat Mustafa’, për herë të parë ka vendosur të flasë në opinion pas vdekjes së bashkëshortit. Ka një vit që kur vdiq Bujari dhe Safetja sikur i është përmbysur jeta dhe me muaj të tërë ka qenë e mbyllur në shtëpi për shkak të mërzisë së madhe që ka pasur me rastin e vdekjes së bashkëshortit. Tani e disa muaj ajo iu kthye këngës, me insistimin e motrës Sahides, familjes dhe miqve të saj.

“Vdekjen e Bujarit nuk e kam pritur, por ai shumë shpejt u sëmurë dhe vdiq. Nuk kam mundur të pajtohem me faktin se ai shkoi dhe për 35 ditë nuk kam dalë fare nga shtëpia. Më është dukur sikur jeta po merr fund edhe për mua. Në realitet edhe nuk kam dashur më të merrem as me këngë, sepse Bujarin e kam pasur menaxher dhe kështu që ai është marrë me tërë aranzhimet e koncerteve të mia. Mirëpo me insistimin e motrës sime me të cilën këndoj bashkë, Sahidja dhe familja ime bashkë me miqtë e mi më kanë bindur që unë të dalë nga shtëpia dhe të nisë me këngën”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Safete Mustafa e njohur në opinion si dyshja ‘Motrat Mustafa’, Pas vdekjes së Bujarit në opinion kanë qarkulluar fjalë nga më të ndryshmet për Safeten dhe familjen e burrit, gjë që edhe Safetja nuk e mohon, por disa fjalë thotë se kanë qenë vetëm thashetheme.

“Unë gjashtë muaj pas vdekjes së Bujarit, kam realizuar këngën kushtuar atij, me titull “Shpirtit tim”, një baladë që është pëlqyer mjaftë shumë në opinion. Kam dëgjuar të thonë se unë kinse paskam kënduar dy javë pas vdekjes së bashkëshortit, por kjo nuk është e vërtetë. Madje Motrat Mustafa ka njerëz që kanë dashur të më pengojnë të mos vazhdoj më me këngë, apo thjeshtë të bie nën këmbët e tyre, mirëpo unë këtë nuk e lejoj. E lus Zotin që të më rriten dy vajzat e mia shëndoshë dhe mirë dhe të kam jetën time përpara”, thotë ajo.

Edhe pse ka jetuar vetëm me bashkëshortin dhe dy vajzat në shtëpinë e saj në Suharekë, pas vdekjes së bashkëshortit, ajo është penguar nga rrethi të jetoj në shtëpinë e saj dhe kështu që është detyruar të vij në Prishtinë për të jetuar.

“Pas presionit që kam pasur nga rrethi menjëherë pas disa muajve të vdekjes së Bujarit, nuk kam qenë e sigurt dhe e lirë të jetoj në shtëpinë time, andaj jam detyruar të vij në Prishtinë dhe të jetoj në banesën time me dy vajzat. Tani vajzat vijojnë mësimet në shkollën fillore “Millenium” dhe uroj që të mësojnë mirë”, shton ajo.

Safetja ka vendosur që të merret intenzivisht me këngë dhe të dërgoj deri në fund amanetin e Bujarit sepse ai ka qenë shumë i dhënë pas këngës dhe ithtar i shumë këngëve të saj.

“Bujari perveq qe ka qene buri i Safetes Motrat Mustafa ka qenë një menaxher shumë i mirë, këngën e ka dashur jashtëzakonisht dhe e kam pasur krahë të djathtë sepse kudo kemi qenë bashkë nëpër koncerte. Andaj do të mundohem që të arrijë sa më shumë në karrierën time muzikore në mënyrë që edhe amanetin e Bujarit ta realizoj deri në fund”, ka përfunduar Safete Mustafa njera nga Motrat Mustafa.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by admin - June 12, 2014 at 11:06 pm

Categories: Motrat Mustafa Lajme   Tags:

Motrat Mustafa Intervista: Ku na kërkon publiku, aty do të jemi

Sahide dhe Safete Mustafa te njohura is Motrat Mustafa gjithnjë e më shumë po arrijnë të rrëmbejnë zemra të adhuruesve, dhe zëri e paraqitja e tyre ka bërë që ato të jenë mjaft të kërkuara në vend dhe jashtë. Ato tani kanë realizuar një projekt të ri me të cilin janë prezantuar të gjashtë motrat.

Motrat_Mustafa

Motrat_Mustafa

Pas vdekjes së bashkëshortit Safetja më se një vit ka ndërprerë të gjitha aktivitete muzikore me përjashtim të këngës “Shpirtit tim” kushtuar Bujarit të cilën e ka lansuar gjashtë muaj pas vdekjes së tij. Ato tani do të vazhdojnë me angazhimet e tyre muzikore duke sjellë këngë për adhuruesit dhe duke ju mbetur besnike këngës së mirëfilltë shqipe respektivisht asaj popullore. Më shumë për punën dhe projektet e reja të tyre,te nohura is Motrat Mustafa Sahidja dhe Safetja.

Motrat Mustafa

- Tani sapo keni lansuar në treg projektin më të ri muzikor, na flisni diçka rreth këngës?

- Motrat Mustafa: Jemi kthyer përsëri në skenën muzikore pas një viti ndërprerjeje për shkak të vdekjes së Bujarit. Vdekja e tij na ka ardhur pa pritur kështu që kemi qenë të tronditur. Mirëpo janë publiku, adhuruesit ata të cilët na detyrojnë të kthehemi në skenë. Andaj ne sapo kemi realizuar një potpuri popullore me titull “Gëzuar 2012 me Motrat Mustafa” në të cilën këngë jemi prezantuar gjashtë motrat.

- Mendoni se kjo potpuri po pëlqehet në publik?

- Motrat Mustafa: Për aq kohë sa jemi prezantuar me këngën, vazhdimisht kemi marrë kritika të mira, pozitive dhe nga ky konkludim kemi kuptuar se kënga po pëlqehet në publik. Madje kemi marrë edhe shumë komente nga adhuruesit të cilëve u kemi munguar për një vit. Ndërsa sa i përket xhirimeve të Vitit të Ri, nuk kemi dashur që asnjëra të jemi prezente për shkak të njëvjetorit të vdekjes së Bujarit. Andaj kemi preferuar që këtë potpuri ta lansojmë pas Vitit të Ri.

- Keni në plan për të realizuar ndonjë videoklip?

- Motrat Mustafa: Po, tani për tani kemi planifikuar të realizojmë edhe disa këngë të reja, ku ndonjëra prej tyre do të ketë edhe videoklip. Mendojmë se në këtë vit të realizojmë edhe një album tonin i cili do të jetë i realizuar “live”.

- Do të nisni edhe angazhimet tuaja nëpër dasma e ahengje të ndryshme muzikore?

- Motrat Mustafa: Po, kemi vendosur që aty ku na kërkon publiku aty edhe të jemi prezente qoftë në ahengje të ndryshme gazmore apo edhe koncerte. Për një vit të plot kemi anuluar të gjitha ahengjet gazmore, edhe pse na kanë kërkuar shumë, por kemi pasur situatën që nuk kemi mundur assesi të këndojmë.

Ndërsa tani për këtë vit kemi kontraktuar mjaft shumë dasma e ahengje të ndryshme gazmore si në vend ashtu edhe jashtë. Jemi të privilegjuara që publiku vazhdon të na kërkojë kudo dhe falë tyre ne tani kemi nisur përsëri këngën.

- Ndonjë mesazh për fund?

- Motrat Mustafa:  Adhuruesve u themi se tani e tutje nuk do t’u mungojmë, por gjithnjë do të paraqitemi me projekte të reja. Motrat Mustafa do të jenë aty ku dëshiron publiku, gjithnjë duke kultivuar këngën e mirëfilltë shqipe.

3 comments - What do you think?  Posted by admin - January 30, 2012 at 9:59 am

Categories: Motrat Mustafa Lajme   Tags:

Motrat Mustafa me te kerkuarat

Se Motrat Mustafa janë të njohura në Kosovë e diasporë, s’ka dyshim. Por që ia dalin të “rrëzojnë” edhe Rihannën dhe Shakirën, pakkush mund ta ketë pritur.

Sipas raportit vjetor të “Google”, i bie që “Motrat Mustafa” janë më kërkuarat në internet gjatë këtij viti nga kosovarët.

Ato janë përfshirë në listën e emrave më të kërkuar në “Google.rs” në vitin 2011, derisa në kategorinë e argëtimit janë renditur Adem Ramadani dhe “Fustane Nusërie”.

Raporti vjetor “Google Zeitgeist” realizohet tash disa vjet. Pas miliardave termeve të kërkuara gjatë një viti, “Google Zeitgeist” çdo dhjetor zbulon emrat, të cilët janë kërkuar më së shumti.

Këto janë pasqyruar në listën me statistikat për Serbinë, ku janë të përfshira shumica e klikimeve edhe nga kosovarët dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Meqë Kosova nuk ka “domain” të vetin, klikimet që bëhen në vend nëpërmjet makinës kërkuese llogariten në atë të Serbisë. Një pjesë e vogël llogariten edhe në atë të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, varësisht se nga cili vend, kompanitë shpërndarëse të rrjetit në Kosovë e kanë bërë lidhjen.

Në kategorinë “personalitet më të kërkuar” përmes “Google” në Serbi në vitin 2011, Motrat Mustafa kanë zënë vendin e shtatë, duke u radhitur pas këngëtares e aktores së njohur, Selena Gomez. Bile Motrat Mustafa kanë lënë pas në renditjen e dhjetshes më të kërkuar në Serbi, Seka Aleksiqin, Rihannan dhe Shakirën.

Lista e emrave më të kërkuar kryesohet nga krimineli Ratko Mladiq. E dyta më e kërkuara është Amy Winehouse, derisa pas saj radhiten Novak Gjokoviq, Natasha Bekvalac dhe Nikola Tesla.

“Motrat Mustafa” po ashtu janë radhitur të pestat me kërkimet në kategorinë e argëtimit, e cila përfshin dhjetë emra e nocione. Në këtë kategori në vend të tetë është radhitur Adem Ramadani që këndon ilahi. E në vendin e dhjetë zë vend “Fustana Nusërie”.

Kompozitori Florent Boshnjaku ka thënë se këto statistika nuk mund të merren si matës i shijes së publikut kosovar.

“Ky është një hulumtim për emrat më të kërkuar dhe ndoshta nuk ka të bëjë me dëgjimin. Nuk ma merr mendja se mund të jetë një barometër i saktë”, ka thënë Boshnjaku.

Sipas Boshnjakut, megjithëse shija muzikore nuk mund të përcaktohet nga raporte të tilla, kjo rendtije dëshmon për një gjë.

“Është evidente që muzika popullore konsumohet më shumë. Nuk po them që dëgjohet më shumë, por është fakt që shitet më shumë”, ka thënë ai.

E “Motrat Mustafa” i gëzon kjo statistikë.

Njëra prej tyre, Sahidja, është shprehur e lumtur që bashkë me motrën e saj Safeten janë përfshirë në listën e emrave më të kërkuar në “Google”, gjatë vitit 2011.

“Në jetën time asnjëherë s’jam ndier më mirë. Po ndihem shumë e lumtur”, ka thënë ajo. Asaj nuk ia ka marrë mendja se bën vaki edhe kjo, ani pse thotë që e di se këngët e tyre janë bajagi të klikuara.

“E di që kemi pasur shumë klikime, sepse shpeshherë hyj në internet dhe i shikoj. E kam vërejtur që ka interesim të madh, por më vjen mirë që jemi përfshirë në këtë listë”, ka thënë ajo.

Derisa ka komentuar lajmin, ajo ka thënë se “Motrat Mustafa” nuk i kushtojnë kujdes të madh postimeve të këngëve e videoklipeve të reja në interenet, por për këtë kujdesen më shumë adhuruesit e tyre.

“Nuk jemi marrë shumë me këtë punë, por njerëzit janë interesuar dhe kujdesur që këngët tona të postohen në internet”, ka thënë ajo, derisa ka zbuluar se balada “Shpirtit tim”, e realizuar në vitin 2011, për një muaj ka pasur një milion klikime. Ajo e di sekretin.

“Mendoj se janë temat e prekshme ato që i kanë nxitur më shumë njerëzit që të klikojnë këngët tona. Një prej arsyeve kryesore duhet të jetë balada ‘Shpirtit tim’, por edhe ‘Kënga e Manastirit’, thotë ajo. Por edhe një tjetër këngë, sipas saj, i kontribuon kësaj.

“Potpuria ‘Jena motra kallabllak’ ka qenë mjaft e kërkuar”, thotë Sahidja, pa e fshehur gëzimin.

4 comments - What do you think?  Posted by admin - December 27, 2011 at 2:29 pm

Categories: Motrat Mustafa Lajme   Tags: , , ,